Pushuesit të tmerruar, policia i lëviz nga shezlongët dhe u heq çadrat në pikun e vapës

Aksioni për lirimin e hapësirave publike në plazhin e Durrësit ka nisur mëngjesin e sotëm. Qytetarët dhe turistët kanë paguar çadrat dhe po pushojnë, por më pas janë shqetësuar nga punonjësit e policisë që i kanë kërkuar të largohen. I papritur ka qenë ky aksion edhe për subjektet private. Mes tyre edhe policëve ka pasur debate, por puna ka vijuar pa ndërprerje.

Kjo është një situatë që përcjell një imazh aspak të mirë në këtë sezon turistik, ku turistët dhe pushuesit nuk kanë pse të shqetësohen, kur kanë ardhur për të pushuar të qetë dhe kanë paguar për këto shërbime.

Ky aksion është mëse i vonuar dhe kurrësesi nuk bëhet në pikun e sezonit, pasi bizneset kanë qenë të goditura nga pandemia dhe tashmë janë pjesë e sherreve për hapësirën në plazh. Për më tepër, pushuesit janë lënë pa çadra në këtë vapë të madhe dhe janë tmerruar.

SHKARKO APP