Pushuesit zgjedhin plazhin e Vlorës për shplodhje

Kapriçot e kohës kanë sjellë pushues në plazhin e Vlorës. Banorët e qytetit kanë shijuar rrezet buzë detit, ndërsa ka edhe nga ata që këto ditë mezi i presin. Në plazh nuk mungojnë as të huajt. Një çift britanik që ka jetuar për vite me rradhë në Vlorë, këtë fundjavë janë rikthyer sërish për të festuar përvjetorin e martesës. Koha me diell ishte surpriza më e bukur për ta. Temperaturat e ajrit mbi 18 gradë celcius gjatë ditës kanë bërë që shumë qytetarë të zgjedhin Vlorën për të kaluar momente të qeta dhe shplodhëse.

 

 

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?