Puthja për Ramën ”hit në rrjet”, nga BE vetëm përqafime

Zyrtarët e lartë të mbi 30 vendeve europiane, u mblodhën në Sofje të Bullgarisë, në takimin e lartë ndërmjet Bashkimit Europian dhe gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Kur BE-ja përpiqet të afrojë Ballkanin Perëndimor, Presidenti francez Emmanuel Macron përsëriti qëndrimin që është kundër zgjerimit të BE-së.

Nga ana tjetër, gazeta gjermane ”Tagesspiegel”, shkruan se vendet e Ballkanit Perëndimor nuk do marrin asgjë më shumë se fjalë të ngrohta.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas gazetës, një gjë mungon tek Deklarata e Sofjes: Një angazhim i qartë për anëtarësim të plotë të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkohë në Samit ranë në sy përqafimet dhe takimet e ngrohta. Veçanërisht ka bërë përshtypje përqafimi i kreut të KE, Jean-Claude Juncker për kryeministrin Edi Rama.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?