Putin nisi luftën në Ukrainë, Presidentja e KE: Do të ngrijmë asetet ruse në BE

Në mbledhjen urgjente të Këshillit të Sigurimit, presidentja e KE-së Ursula von der Leyen ka dënuar sulmet ruse në Ukrainë.

Në fjalën e saj ajo bëri me dije se këtë të enjte BE do të paraqesë një paketë sanksionesh kundër Rusisë.

Forcat ruse pushtuan Ukrainën, një vend i lirë dhe sovran. Ne e dënojmë këtë sulm barbar dhe argumentet cinike të përdorura për ta justifikuar atë. Më vonë sot do të paraqesim një paketë sanksionesh masive, të synuara.”, deklaroi presidentja e Komisionit Europian, ndërsa shtoi se “sanksionet do të synojnë sektorët strategjikë të ekonomisë ruse. Ne do të ngrijmë asetet ruse në BE dhe do të ndalojmë aksesin e bankave ruse në tregun tonë financiar. Kjo është krijuar për të marrë një taksë të rëndë në aftësinë e Kremlinit për të financuar luftën“.

SHKARKO APP