Pyetja me spec, përgjigje me ironi nga kryeministri: S’ka telenovelë Rama-Kurti
Në konferencën me gazetarët këtë të premte kryeministri Rama u pyet për marrëdhëniet e tij me homologun Albin Kurti.
“Qëndrimet e mia janë qëndrimet e mia, qëndrimet e Albinit janë qëndrimet e Albinit. Albini është sovran në detyrën e tij, unë jam sovran të të drejtën time për të pasur qëndrimet e mia. Kaq! Nuk shoh asnjë problem këtu, nuk shoh asnjë telenovelë. Për mua nuk ka pasur, s’ka dhe nuk ka për të pasur dyshim se kur njerëzit duhet të takohen, duhet të takohen dhe kur duhen ftuar, duhen ftuar. Të tjerat pastaj janë telenovela mediatike”, tha Rama.