Pyetja me ”Turin”, drejtoresha e QSHA: Asnjë pyetje jashtë programit

Drejtoresha e Qendrës së Shërbimeve Arsimore dhe personi përgjegjës që harton testet, Rezana Vrapi, thotë se në testet e maturës nuk ka pasur asnjë pyetje jashtë programit. Sipas saj, edhe në vitet e kaluara ka pasur pretendime të tilla por në fund nuk ka rezultuar kështu.

Vrapi ka reaguar edhe për pyetjen e shumë përfolur me ”Turin” dhe ”Varkën”, duke thënë se nëse një pyetje e testimit nuk do të rezultojë si e saktë, do të shikohet mundësia për ta përjashtuar.

”Ça u mbyllur i gjithë korrigjimi nuk mund të dimë se cila pyetje nuk ka funksionuar. Nëse një pyetje është zgjidhur vetëm nga 1 ose 2% atëherë ka pasur probleme pyetja. Nuk e dimë për 2020 por nuk kemi pasur probleme në vitet e para. Për pyetjet që mund të dalin më të vështira se sa duhet mund të bëjmë një rishikim. Edhe në takimin me mësuesit nuk kanë bërë probleme”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?