Pyetja për fenë, reagon komuniteti fetar: Censi do tregojë se jemi më pak shqiptarë

Pyetja për besimin fetar në Censin që ka nisur këtë javë, ka shkaktuar edhe një debat për besimin e shqiptarëve. Përfaqësuesit e komuniteteve kryesore fetare, shprehen se për ta përfshirja e qytetarëve në dhënien e sakta të përgjigjeve të qytetarëve do t’i bëjë mirë atyre në rrafshin socio-ekonomik, por edhe në atë fetar.

Për përfaqësues të Kishës Ortodokse në vend duhej të ishte me detyrim. “Përse do të duhej të vendosej ana fetare, çështja fetare fakultative?!”, pyet At Grigor Palushi, Klerik i Kishës Ortodokse.

Kleriku i Kishës Ortodokse, At Grigor Palushi flet i pakënaqur mbi faktin që shqiptarët nuk do të jenë të detyruar t’i përgjigjen pyetjes së drejtimit të besimit. “Ajo do duhej të ishte krejt natyrshëm si pyetjet e tjera. Siç kanë detyrimin për t’u përgjigjur pyetjeve të tjera, duhet edhe të përgjigjemi për identitetin fetar. Ne e kërkuam por askush nuk na dëgjoi”, shprehet At Grigor Palushi.

Gjetjet e Cens për Imamin Ahmed Kalaja nuk do të ndryshojnë veç politikat qeveritare, por për të edhe vetë aktivitetin e komuniteteve fetare.

“Do të ketë një ristrukturim. Nuk ka kuptim që të ketë përfaqësi fetare aty ku nuk ka besimtarë të asaj feje”.

SHKARKO APP