Pyllëzimi i Shqipërisë, Klosi merr bekimin e imzot Anastas
Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë Anastas Janullatos i bashkohet fushatës së gjelbërimit të Shqipërisë të inicuar nga ministri Klosi.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë ministri i Turizmit dhe Mjedisit, nëpërmjet një statustinë profilin e tij zyrtar në FB.
“Faleminderit fortlumturia Juaj, Imzot Anastas që i bashkoheni Ditëve të Pemëve, më 23 dhe 24 shkurt! Me bekimin Tuaj dhe kontributin e çdo besimtari, kjo fushatë gjelbërimi do të jetë më e madhja, që ka parë vendi në 3 dekadat e fundit!”- shkruan ministri Klosi duke ripostuar nje status te zvministres Ornela Çuçi e cila ka zhvilluar nje takim me kreun e kishes Ortodokse.
Ministria e Turizmit dhe Mjedisit ka shpallur Ditët Kombëtare të Pemëve me datat 23 dhe 24 shkurt të cilat për herë të parë do të mbahen këtë vit.
Për Ditët e Pemëve që do të festohen cdo vit me mbjellje fidanësh si dhe për të gjithë fushatën e pyllëzimit ministri Klosi ka bërë vazhdimisht apel qytetarëve dhe bizneseve që të bashkohen me qëllim rigjenerimin e mjedisit të dëmtuar rëndë në dekadat e fundit.
“Me 20 milionë e 200 mijë pemë, Shqipëria do të jetë vendi më i gjelbëruar në rajon në vitin 2020!”- përmbyll statusin e tij ministri Klosi duke përsëritur zotimin e tij për zbatimin e nismës që synon të gjelbërojë masivisht Shqipërinë.
KOHA JONË SONDAZH

