Qafë Thana nën pushtetin e erës e dëborës, dhjetëra qytetarë të bllokuar prej 8 orësh
Aksi Qafë-Thanë drejt doganës së Maqedonisë vazhdon të jetë i bllokuar prej gati 8 orësh.
Dhjetëra automjete që presin të kalojnë në dy senset e rrugës. Shkak është bërë stuhia e dëborës dhe prania e madhe e saj në rrugë.
3 mjete që janë braktisur nga drejtuesit janë bërë tjetër shkak për këtë bllokim.
Pritet ndërhyrja me mjete të vogla borëpastruese për të lëvizur 3 mjetet dhe më pas të vijojë heqja dëborës.
Situata është mjaft e vështirë në radhë presin gra e fëmijë mes tyre edhe shtatzënë.
Tek kthesa e Tetovarit dëbora arrin 1.5 metër si pasojë e erës së fortë.
17:00 – Rrëshqitja e një autobusi dhe një kamioni ka sjellë bllokimin e Qafës së Thanës.
Si pasojë e rrëshqitjes ka pasur trafik ne këtë zonë ku më tepër se 2 orë asnjë makina nuk mundet të lëvizë.
Trafiku bën që për borëpastruesen të jetë e pamundur për të shkuar në krye të zonës problematike.
Aksi që të çon në këtë doganë është bllokuar pasi tek zona e quajtur “kthesa e tetovarit” ku era ka grumbulluar mbi 1 m borë.
Ndërkohë, radha e mjeteve i kalon 2 km dhe situata është mjaft problematike.