Qafoku: Është absurde që të ndalohen koalicionet, mazhoranca ka frikë nga opozita e bashkuar

I ftuar në “Arena” nga Dritan Hila në RTV Ora, gazetari Roland Qafoku tha se është absurde që të ndalohen koalicionet parazgjedhore.

Qafoku: Është absurde që të ndalohen koalicionet. Kjo nuk duhet të ishte shtruar për diskutuar fare. Mazhoranca ka frikë nëse forcat opozitare do të bashkohen, pasi përbëjnë një rrezik shumë të madh për pushtetin aktual. Ndalimi me ligj është diçka absurde.

Qafoku u shpreh se PD duhet ët gjejë një formulë që të tërheqë frontin opozitar.

Qafoku: PD duhet të gjejë një formulë që të tërheqë. Kthimi i Genc Rulit është një aset në politikën e PD-së, por është i pamjaftueshëm. Ndërsa Topallin nuk imagjinon se si mund të ketë një formulë se si mund të kthehet.

PD duhet të gjejë një gjë që të kthejë frymën. Rreth opozitës po mblidhen çdo ditë e më shumë të pakënaqurit. Mirëpo opozita nuk po e bën atë pjesën ngjitëse. Këtë bashkim mund ta bënte këtë bashkim, por PD nuk po e bën këtë. 

SHKARKO APP