Qarku Elbasan, dalin të dhënat e para. Sa persona kanë votuar deri më tani
Pjesëmarrja e votuesve në këto zgjedhje, do të jetë në fakt beteja e vërtetë mes mazhorancës dhe opozitës.
Në orët e paradites së sotme, duhet thënë se pjesëmarrja raportohet se është e ulët në krahasim me zgjedhjet e tjera, fakt i kuptueshëm pas bojkotimit të opozitës.
Nga raportimet e deri më tanishme nga qarku i Elbasanit saktësohet se deri në orën 10:30
mësohet se në Gramsh kanë votuar 10%, në Librazhd 9.5% e zgjedhësve, Elbasan 8%, Peqin 5%, Cërrik 8%, Belsh 11% dhe Prrenjas 9%.
Ndërkohë zyrtarë të PD-së kanë bërë thirrje që të mos merren si të mirëqëna të dhënat e KZAZ-ve pasi janë të fabrikuara për të deformuar realitetin.
“Te dhenat per Qarkun e Gjirokastres jane krejt te pa verteta e shume larg realitetit. Janë një fabrikim i pa vlere i makinës propagandistike «gebelsiane » te ngritur pikërisht për të goditur demokracinë e instaluar despotizmin.
Në fakt Qarku i Gjirokastrës, te gjitha bashkitë e tij veçse po bojkotojnë me përbuzje”, shkruan Tritan Shehu, ish-deputet i PD-së.
Deklarata e KQZ-së – Ora 11:00
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve informon opinion publik se janë hapur të gjithë qendrat e votimit në të gjithë vendin, duke përjashtuar 7 Qendra Votimi në Postrribë të qarkut Shkodër. Nga këto, 6 qendra votimi nuk ka filluar ende votimi, ndërsa për 1 qendër votimi janë djegur materialet zgjedhore.
Vlen të theksohet se, 53 qendrat e votimit e KZAZ-së nr. 6 Vau i Dejës pavarësisht vonesave të shpërndarjes së materialeve zgjedhore, për arsye tashmë të njohura publikisht, janë hapur dhe procesi i votimit ka filluar normalisht.
Deri tani pjesëmarrja në votime është: 12%.
Kjo është një e dhënë paraprake, e cila ndryshon në bazuar në informacionin që Qendrat e Votimit kanë përcjellë në qendrën e të dhënave në KQZ.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i’u bën apel të gjithë qytetarëve që tu drejtohen kutive të votimit dhe të shprehin vullnetin e tyre me votë, pasi zgjidhjet në demokraci mund dhe duhet të dalin vetëm nga vota.
KOHA JONË SONDAZH

