QARKU FIER dhe rezultatet finale! Në të 6-të bashkitë fiton PS-ja, dy PD-të djegin ”njëra-tjetrën”

Edhe në qarkun e Fierit, numërimi ka përfunduar në 5 bashkitë. Në Fier, kandidati dhe kryetari Armando Subashi ka marrë 70.51% të votave, por numërimi ende vijon.

Roskovec fituese është shpallur kandidatja e PS-së, kryebashkiakja Majlinda Bufi, e cila pas numërimit të 39 kutive, fitoi me një diferencë prej 579 votash ndaj kundërshtarit të saj të koalicionit ”Bashkë Fitojmë”, Erdit Hazizaj.

Patos, ku kandidati i Partisë Socialiste, Fatjon Duro ka siguruar mandatin e tij të parë në krye të kësaj bashkie. Ai ka fituar bindshëm me një diferencë prej 5500 votash nga rivalët e tij. Duraj ishte në garë me kandidaten e “Bashkë Fitojmë”, Sofie Alushaj dhe atë të PD-së, Pranvera Rizaj.

Lushnje është mbyllur procesi i votimit, ku fiton kryetarja dhe kandidatja e PS-së, Eriselda Stefa me 22402 vota ose 62.64 % përballë rivalit nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”Eduart Shakra që mori 13362 vota, ose 37.36%.

Në Bashkinë Divjakë kryeson PS-ja, ku Josif Gorra i PS kryeson me 57.80% të votave.

Mallakastrës fitues është kandidati i Partisë Socialiste Qerim Ismailaj. Ai mori 5967 vota, 367 më shumë se kandidati i Partisë Demokratike të drejtuar nga Enkelejd Alibeaj, Agron Kapllanaj, i cili mori 5600 vota.

SHKARKO APP