Qarku i Durrësit gati për Protestë
Ndërkohë ka nisur grumbullimi i protestuesve, Forcat Speciale dhe forca të policisë vëzhgojnë situatën.
Siç shihet nga fotot e realizuara nga gazetarët e Koha Jonë në terren, edhe qarku i Durrësit është gati për protestën.
Protesta pritet të zgjasë rreth dy orë. Pas kryeministrisë, tek godina e Parlamentit dhe institucioneve me rëndësi të lartë, janë të pozicionuar forcat speciale, makina ujëhedhëse, ndërsa efektivët e policisë janë të pajisur edhe me maska kundra gaz.
Referuar planit të masave të marra nga Policia, makina ujëhedhëze dhe forcat e specializuara për hedhje gazi, janë të pozicionuara pas godinës së kryeministrisë. Sipas planit të policisë, nëse do të ketë revoltë në mesin e protestuesve, fillimisht do të bëhet thirrje për ruajtje qetësie, e më pas do të përdoren makina ujëhedhëse.

KOHA JONË SONDAZH

