Qarkullimi rrugor, në Tiranë ka ”tolerancë” me shkeljet

Automjete të parkuara gabim, që shkelin vijat e bardha, nuk respektojnë këmbësorët, lëvizin kundërvajtje dhe rëndojnë trafikun, duke rrezikuar dhe aksidentet, gjen rëndomë në rrugët e kryeqytetit. Gjatë një vëzhgimi të Agjencisë Telegrafike Shqiptare, në rrugët e kryeqytetit vihen re shkelje të të gjitha llojeve, teksa policia rrugore nuk është gjithnjë në lartësinë e duhur. Mjafton të qëndrosh pak në rreth rrotullimin e sheshit ”Wilson” dhe vihen re dhjetëra automjete të parkuara në kundërshtim me rregullat e qarkullimit rrugor, duke krijuar problem si në rrethrrotullim ashtu dhe në rrugicat ndërlidhëse. Po ashtu ka mjete të parkuara pranë stacioneve të autobusave apo në afërsi me koristë e biçikletave duke ngushtuar dhe vështirësuar jetën e përdoruesve të tjerë të rrugës, të cilët respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.

Problematikë të shtuar ka dhe me respektin e vizave të bardha, ku shumë mjete gjatë pritjes në semaforë ndalojnë përtej vijave të bardha duke krijuar një kakofoni lëvizjeve në kryqëzimet e Tiranës. Në kryqëzimin e sheshit “Zogu i Parë”, edhe policia është aty pranë, sërish automjetet ndalojnë në mes të kryqëzimit, përtej vijave të bardha, duke pritur semaforin. Po ashtu dhe drejtuesit e motomjeteve, shpesh i gjen pa kaskë dhe në korsitë e biçikletave, duke rrezikuar përdoruesit e biçikletave dhe këmbësorët aty pranë.

Në dy prej rrugëve qendrore të kryeqytetit, rrugën e “Kavajës”dhe “Myslmym Shyri”, gjen kolonë automjetesh të parkuara dyshë, duke ngushtuar qarkullimin, teksa dhe patrullat e policisë kalojnë pranë por pa u ndaluar për të ndërmarrë masa ndaj këtyre shkeljeve. Po dhjetëra automjete janë të parkuara në shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor rreth e përqarku stadiumit “Selman Stermasi”. Taksitë gjithashtu janë një burim i shtuar trafiku, pasi ndalesat vend e pa vend, krijojnë rëndesë të panevojshme për përdoruesit e tjerë të rrugës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Problematikë e shtuar brenda lagjeve, por dhe në rrugët kryesore janë dhe furnitorët, të cilët rëndomë i gjen duke ngarkuar trafikun dhe duke u kthyer në burim aksidentesh. Në të gjithë këtë “zallamahi”, ajo që bie dukshëm në sy është “toleranca” e tepruar e oficerëve të Policisë Rrugore, të cilët duhet të jenë padyshim më vigjilentë dhe më të rreptë në respektimin e ligjit. /ATA/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?