Qarkullonte me automatik në makinë, arrestohet 18-vjeçari në Dibër

Një 18-vjeçar që qarkullonte me armë zjarri pa leje në makinë është vënë në pranga.

Policia ka arrestuar të riun Sadi. R., banues në Peshkopi.

Gjatë kontrollit në automjetin e tij tip ‘Benz’ policia ka gjetur në bagazh 1 armë zjarri automatik dhe 190 fishekë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër, nisur dhe nga informacionet e marra në rrugë operative se një shtetas lëvizte me armë zjarri kanë organizuar punën duke finalizuar me sukses operacionin policor. Si rezultat i këtij operacioni u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit: Sadi. R, 18 vjeç, banues në Peshkopi,”-raporton polcia.

Swiss Digital Mobile Reklama

Marerialet proceduriale kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Dibër për veprën penale “Mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake,”, parashikuar nga neni 278/1/2 të Kodit Penal.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?