Qarkullonte me kallash në makinë, prangoset 38-vjeçari në Bulqizë

Qarkullonte me  arme zjarri kallashnikov dhe municion luftarak, vihet ne pranga 38-vjeçari.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Gjorica”, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Bulqizë.

“Specialistët e Hetimit të Krimit në DVP Dibër, në vijim të punës për parandalimin e ngjarjeve kriminale, kapjen e personave në kërkim apo të atyre që qarkullojnë me armë zjarri, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Gjorica”, në kuadër të të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi: L. M., 38 vjeç, banues në Gjoricë, Bulqizë.” – njofton policia.

Ky shtetas u kap duke qarkulluar me automjetin e tij “Opel”, me armë zjarri kallashnikov dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Vijon puna në bashkëpunim me Prokurorinë, për zbardhjen e qëllimit të mbajtjes dhe qarkullimit me armë zjarri me vete.

SHKARKO APP