Qarqet me kriminalitetin më të madh në vend? Del raporti nga Prokuroria
Sipas një raporti të Prokurorisë së Përgjithshme, Vlora është qarku me koeficientin më të madh të kriminalitetit në vend. Me koeficient 1509 për 100,000 banorë Vlora mban vendin e parë duke ia marrë kështu Girokastrës e cila vitin e kaluar ishte në krye dhe për vitin 2021 ka koeficient më të vogël kriminaliteti. Lezha ndodhet e dyta me një rritje të koeficientit të kriminalitetit.
Pjesë nga raporti
Në qarkun Berat që përfshin prokurorinë pranë gjykatës së shkallës së parë Berat koeficienti i kriminalitetit për 100,000 banorë në vitin 2021 është 789.
Në qarkun Dibër që përfshin prokuroritë pranë gjykatave të shkallës së parë Dibër dhe Mat, koeficienti i kriminalitetit për 100,000 banorë është 633.
Në qarkun Durrës që përfshin prokuroritë pranë gjykatave të shkallës së parë Durrës dhe Kruje, koeficienti i kriminalitetit për 100,000 banorë është 1087.
Në qarkun Elbasan që përfshin prokurorinë pranë gjykatës së shkalles së parë Elbasan koeficienti i kriminalitetit për 100,000 banorë është 736.
Në qarkun Fier që përfshin prokuroritë pranë gjykatave të shkallës së parë Fier dhe Lushnjë koeficienti i kriminalitetit për 100,000 banorë është 817.
Në qarkun Gjirokastër që përfshin prokuroritë pranë gjykatave të shkallës së parë Gjirokastër dhe Përmet koeficienti i kriminalitetit për 100,000 banorë është 1380.
Në qarkun Korçë që përfshin prokuroritë pranë gjykatave të shkallës së parë Korçë dhe Pogradec koeficienti i kriminalitetit për 100,000 banorë është 839.
Në qarkun Kukës që përfshin prokuroritë pranë gjykatave të shkallës së parë Kukës dhe Tropojë koeficienti i kriminalitetit për 100,000 banorë është 1122.
Në qarkun Lezhë që përfshin prokuroritë pranë gjykatave të shkallës së parë Lezhe dhe Kurbin koeficienti i kriminalitetit për 100,000 banorë është 1382.
Në qarkun Shkodër që përfshin prokuroritë pranë gjykatave të shkallës së parë Shkodër dhe Pukë koeficienti i kriminalitetit për 100,000 banore është 855.
Në qarkun Tiranë që përfshin prokuroritë pranë gjykatave të shkallës së parë Tiranë dhe Kavajë koeficienti i kriminalitetit për 100,000 banorë është 1063.
Në qarkun Vlorë që përfshin prokuroritë pranë gjykatave te shkallës së parë Vlorë dhe Sarandë koeficienti i kriminalitetit për 100,000 banorë është 1509.
Siç rezulton nga të dhënat, përqindjen më të ulët të koeficientit të kriminalitetit edhe në vitin 2021 e ka qarku Dibër, ndërsa përqindjen më të lartë e ka qarku Vlorë.