Qato: 2015, vrasjet u përgjysmuan

 

54 të vrarë, dhe asnjë i vrarë për gjakmarrje.

11500 të arrestuar, prej tyre 2900 persona të kapur që ishin në kërkim, 100 policë të larguar nga puna për vepra të ndryshme penale, 60 prej tyre të arrestuar për korrupsion dhe 36 milionë euro sekuestrim pasurie të personave të përfshirë në krimin e organizuar.

Janë shifra me të cilat Policia e Shtetit duhet të mburret për atë që ka ndodhur vitin 2015.

I ftuar në emisionin “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku, drejtori i Përgjithshëm i Sigurisë Kombëtare, Altin Qato, tha se të gjitha këto shifra shënojnë rekordin më pozitiv, që nuk ka ndodhur ndonjëherë që nga vitit 1990 e deri më sot në vendin tonë.

Megjithatë, janë edhe disa shifra për të cilat janë pikat e dobëta, që për hir të vërtertës nuk i përkasin vetëm Policisë së Shtetit. 268 të vrarë në aksidente automobilistike tregon se jo vetëm masat drastike të policisë në qarkullimin rrugor nuk kanë dhënë efektet e pritura, por për të mënjanuar këtë plagë tashmë të shoqërisë shqiptare duhet të vihen në funskion edhe masa të tjera që lidhen me sigurinë në rrugë, por edhe me angazhimin edhe të hallkave të tjera të shtetit.

SHKARKO APP