Qato: 6699 policë në terren për zgjedhjet

Zëvendës-drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Altin Qato në një konferencë për mediat bëri me dije se forcat e policisë do të angazhohen maksimalisht për të ruajtur rendin dhe sigurinë ditën e zgjedhjeve, por edhe parandalimin e ngjarjeve kriminale.

“Garantim rendit publik dhe mbarëvajtjen e takimeve elektorale, mbi 2 mijë të tilla. Gjatë fushatës nuk u shënua asnjë incident i rëndë, janë referuar raste për dëmtime të lehta të zyrave apo posterave. Policia e Shtetit ka marrë masa për ruajtjen e KZAZ dhe QV­-ve me mbi 6699 efektivë”.

Qato tha ndër të tjera se policia do të jetë në krye të detyrës. 

SHKARKO APP