Qato: Shqipëria është vendi i duhur për investitorët e huaj

Pak ditë më parë, një mision ekonomik i kryesuar nga Ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Sonila Qato, zëvendës Kryeminstrja Senida Mesi dhe Presidenti i Konfindustrisë italiane në Shqipëri, Sergio Fontana zhvilloi në Puglia të Italisë një sërë aktivitetesh me realitete industriale të këtij rajoni për të njohur komunitetin e bizneseve dhe investitorët italianë me potencialin që Shqipëria ofron sa i takon investimeve strategjike si dhe lehtësirave të parashikuara nga qeveria për sektorë të ndryshëm të industrisë.
Gjatë një interviste të dhënë për mediat italiane, Ministrja Qato vuri theksin tek rëndësia që kanë investimet e huaja në sektorë si turizmi, bujqësia, energjitika apo TIK, duke garantuar se “Shqipëria është vendi i duhur për këta investitor, në kuadër edhe të potencialit njerëzor që mund të ofrojë dhe reformave të ndërmarra së fundmi nga qeveria.”
Dy prej ndërmarrjeve të vizituara kanë çelur së fundmi filialet e tyre në vendin tonë, ndërsa takime të tjera janë zhvilluara në ndërmarrje lider në inovacion dhe robotikë si psh Masmec, apo në qendra kërkimi shkencor me objekt shkëmbimin e eksperiencave më të mira në zhvillimin e sipërmarrjes inovative. Në kuadër të prioritetit për thithjen e invstimee strategike do të vijojë puna për identifikimin e atyre ndërmarrjeve jashtë vendit për të cilat mund të ofrohen kushte të favorshme në mënyrë të tillë që të zhvendosin bizneset e tyre në Shqipëri.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?