Qefalia: Berisha të japë llogari siç po japin ish ministrat e PS-së para drejtësisë

Sali Berisha prej 30 dhjetorit 2023 ndodhet në arrest shtëpie nga ku kërkesën e fundit drejtuar SPAK e ka për të marrë pjesë fizikisht në sallën e Kuvendit.

Nuk është ndjenjë e mirë të shikosh një person i cili ka pasur poste të larta të shtetit në këtë situatë, por deputeti i PS-së Xhemal Qefalia është i bindur në një gjë. Berisha nuk duhet ti shmanget drejtësisë por duhet të përballet me të për të dhënë shembullin e duhur.

Ndaj ai thotë se Berisha duhet të përgjigjet para drejtësisë siç po përballen dhe ish ministrat socialistë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?