Qëllohen me armë zjarri në drejtim të 2 automjete në Velipojë

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Gomsiqe e Re në Velipojë.

Policia bën me dije se rreth orës 02:00 është qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjeteve tip “Ford Fiesta” dhe “Benz” në pronësi të shtetasit D. N., 36 vjeç, të cilat kanë qenë të parkuara në rrugë, pranë banesës së tij.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, po punon për të sqaruar rrethanat e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

SHKARKO APP