Qëllohen me thikë dhe i merren 10 milionë lekë

Një kambist dhe bashkëshortja e tij janë plagosur e grabitur në qytetin e Memaliajt nga dy persona me maska. Bëhet fjalë për Mustafa Mustafai, 70 vjeç, dhe Thëllëze Mustafai, 67 vjeç.

Çiftit dyshohet se i kanë vjedhur 10 milionë lekë.Thëllëze Mustafai është qëlluar teksa mbyllte derën e dyqanit, ndërsa Mustafai mësohet se ka kërkuar ndihmë nga vendi i ngjarjes duke bërtitur.

Fill pas kësaj, 70-vjeçari është dërguar sëbashku me bashkëshorten e tij në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës, ku mësohet se ndodhen në gjendje të rënduar shëndetësore. Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorëve.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?