Qëllohen me vezë posterat e Ramës e Thaçit

 

Posterat e Kryeministrit Shqiptarë, Edi Rama dhe zv/kryeministrit Kosovar, Hashim Thaçi të vendosur në qytetin e Tetovës në Maqedoni, janë ngjyrosur me vezë dhe bojë nga persona të panjohur.

Posterat ishin vendosur aty, pasi Rama dhe Thaçi do të merrnin pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimit Honoris Causa, e cila do të mbahej më datë 14 maj, por sipas mediave është shtyrë për shkak të tensioneve në Kumanovë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Portali “Almakos” që ka postuar fotot shkruan se posterat u goditën nga disa të rinj tetovarë që duan të dërgojnë mesazh se në këto momente Rama dhe Thaçi nuk duhet të ndihmojnë Ali Ahmetin dhe Menduh Thaçin, por duhet të reagojnë më ashpër ndaj asaj që ndodhi. 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?