Qëllohet me armë drejt një personi në Elbasan, po udhëtonte me makinë bashkë me të birin
Një sulm me armë zjarri ka ndodhur pak kas mesnate në fshatin Shushicë të Elbasanit.
Sipas policisë, persona ende të pa identifikuar kanë qëlluar ndaj mjetit drejtuar nga Petrit Çarciu, i cili po udhëtonte bashkë më të birin.
Fatmirësisht nuk ka të lënduar. Policia po punon për zbardhjen e shkaqeve si dhe identifikimin e autorëve.
Njoftimi:
Rreth orës 00:30, në fshatin Byshek, Elbasan, shtetasi P.Ç, banues në fshatin Shushicë, Elbasan ka njoftuar Sallën Operative të DVP Elabasan se në rrethana ende të paqarta është qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjetit të tij i cili udhëtonte së bashku me djalin.
Nga të shtënat nuk ka asnjë të plagosur por vetëm dëme materiale të mjetit me të cilët udhëtonin shtetasit e lartpërmendur.
Shërbimet e Policisë vijojnë punën për sqarimin dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit.