Qëllohet me armë drejt një qendre tregtare

Nuk ndalojne aktet kriminale kete fillimviti.Policia ka njoftuar se në në rrugën e Kavajës pranë një qendre tregtare, ka patur të shtëna me armë zjarri. Policia raporton se nuk ka asnjë të lënduar, ndërsa mësohet se 1 persona ka qëlluar me armë disa herë drejt një lokali. Pas ardhjes në vendngjarje dhe hetimeve paraprake, efektivët e policisë kanë gjetur disa gëzhoja pistolete.

Lajmërimi ka ardhur nga banorët e zonës, të cilët kanë dëgjuar rreth 7-8 të shtëna.

Njoftimi i policisë:

Më datë 10.01.2016, në rrugën e “Kavajës”, pranë një qendre tregëtare, dyshohet të jetë gjuajtur në ajër me armë zjarri. Në vendngjarje janë gjetur disa gezhoja arme zjarri. Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen të ngjarjes si dhe kapjen e personave.

SHKARKO APP