Qëllohet me armë lokali i efektivit të “Shqiponjave”. Zbardhet konflikti i policit, në kërkim 4 persona

Katër persona janë shpallur në kërkim pas ngjarjes së rëndë që ndodhi mbrëmjen e djeshme në Shkodër, ku u qëllua me breshëri arme në drejtim të lokalit, që është në pronësi të një efektivi të forcave “Shqiponja” Albert Pjetri.

Sipas burimeve, mësohet se efektivi i policisë, ditët e fundit ka ndaluar shtetasin R. P.

Por ky i fundit ka kundërshtuar dhe nuk i është bindur patrullës, duke debatuar me efektivin Pjetri i cili i ka sekuestruar makinën.

Efektivi Albert Pjetri ka deklaruar në deponimin e tij pas ngjarjes për këtë konflikt që i ka ndodhur me shtetasin Rivaldo Planaj, por pa ngritur gishtin e akuzës drejt tij për atë që i ndodhi mbrëmë në lokalin që ka në pronësi.

Mësohet se në kërkim policia ka shpallur si bashkëpunëtorë të R. P. edhe tre të tjerë. Ata janë O. P., B. P. dhe M. Sh.j.

Sakaq, B.P. është i njohur si i “forti i Shkodrës”.

SHKARKO APP