Qëllohet me armë në ajër pranë makinës së Monika Kryemadhit.Deputetja:Makina e Aldo Bumçit magazinë kriminelësh

 

Nje incident është regjistruar mbrëmjen e së premtes ne fshatin Kooperativë në Rrilë të komunës së Shënkollit në Lezhë në prani të deputetes së LSI-së Monika Kryemadhi. Burime nga kjo parti thanë se deputetja ishte e shoqeruar nga anëtarë të stafit elektoral te kandidatit Viktor Tusha kur ka qene duke dale nga shtepia e nje banori te ketij fshati, me inicialet TGJ i njohur si perkrahes i PD. Kur janë larguar nga kjo shtëpi u ka dalë përpara një makinë tip Opel ngjyrë gri. PO sipas të njëjtave burime një person i identifikuar si T.F. i shoqëruar nga disa kushërinj të tij kane qelluar me arme zjarri ne ajër afër makinës me të cilën po udhëtonte zonja Kryemadhi,anetare te shtabit elektoral dhe vajza e saj Bora. Per fat nuk ka patur te lenduar nga kjo ngjarje e rende.

Reagimet

Kryeministri Rama tha në emisionin “Top Story” në TCH se kishte kontaktuar me Kryemadhin dhe ajo i kishte thënë se makina me të cilin po udhëtonin personat e armatosur ishte e deputetit Aldo Bumçi. Sipas Ramës, deputetja e LSI-së po bënte denoncim në polici për këtë rast.

Në krahun tjetër deputeti Aldo Bumçi i ka hedhur poshtë akuzat duke deklaruar se ai vetë dhe kandidati Fran Frroku në kohën e incidentit ishin në televizionin lokal Media plus në Lezhë.    

Monika Kryemadhi denoncon:

Deputetja Kryemadhi ka thene per mediat se nje bande kriminelesh po shetisin neper Lezhe dhe se makina e deputetit Aldo Bumçi eshte kthyer ne nje makine me banda kriminelesh 

SHKARKO APP