Qëllohet me armë në Tiranë, policia jep detajet e ngjarjes
Një e shtënë me armë është dëgjuar pak më parë në Tiranë, ku sipas policisë nuk ka të lënduar. Policia në njoftimin për shtyp shkruan se është sekuestruar një gëzhojë.
Njoftimi i plotë
Më datë 10.06.2018, rreth orës 13:10, në zonën e Astirit në Unazë të Re, ka patur një të shtënë në ajër me armë zjarri.
Nga verifikimet e deritanishme nuk ka njerëz të lënduar.
Në vendngjarje është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një gëzhojë.
Po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit/ve.
KOHA JONË SONDAZH

