Plagosje me armë zjarri në zyrën e PD në Kavajë. Basha niset me urgjencë
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë pasdite në Kavajë. Mësohet se është qëlluar me armë zjarri zyra elektorale e Partisë Demokratike në këtë qytet. Deri më tani raportohet për një person të plagosur që është transportuar në spital.
Personi i plagosur mësohet se është, Bledar Okshtuni 27-vjeç, që ka marrë plagë me armë zjarri në pjesën e këmbës. Ky i fundit është dërguar në spitalin e Kavajës, ku thuhet se është jashtë rrezikut për jetën.
Burime nga PD thanë për “Koha Jonë” se kreu i selisë blu, Lulzim Basha është nisur me urgjencë drejt Kavajës, në vendin ku ka ndodhur incidenti i rëndë.
Mësohet autori që ka qëlluar në drejtim të zyrës është biznesmeni Ndriçim Jonuzi ose i njohur me emrin Ndriçim Tahiri. Autori i plagosjes shtë me precedent të theksuar kriminal në fushën e krimit kundër jetës jashtë vendit.

KOHA JONË SONDAZH

