Qëllohet me automatik drejt godinës së komunës Blinisht në Lezhë

 

Breshëri automatiku janë lëshuar mbi zyrat e komunës Blinisht në Lezhë, por fatmirësisht duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

Ngjarja është regjistruar rreth orës 02 e 30 minuta të 30 majit 2015, ndërsa mbeten të paqarta motivet dhe personat qe e shkaktuan këtë incident.

Në epiqendër të plumbave ka qenë zyra e kryetarit të kësaj njësie vendore Jak Zhuba, ndërsa plumbat kanë përshkuar një pjesë të madhe të fasadës së godinës. Kanë qenë banorët e zonës që kanë lajmëruar menjëherë policinë për incidentin, ndërsa këta të fundit nisën edhe hetimet për të zbardhur ngjarjen.

Ekspertët e policisë kanë konstatuar një numër të madh gëzhojash në afërsi të komunës së Blinishtit, por blutë e Lezhës nuk kanë mundur ende që të identifikojnë autorët e mundshëm, të cilët janë favorizuar edhe nga errësira për tu larguar menjëhere pasi kanë qëlluar në drejtim të godinës.

SHKARKO APP