Qëllohet me vezë Kryeministria

 

Të larguarit nga puna prej administratës qëlluan sot me vezë godinën e Kryeministrisë, teksa protestuan para saj kundër situatës së vështirë ekonomike në të cilën pohuan se gjenden, si edhe papunësisë.

Nga ana e saj, kryetarja e Shoqatës së të Larguarve nga Administrata, Nertila Qafëzezi, i bëri thirrje qeverisë të ndalë gënjeshtrat dhe të shohë gjendjen e vështirë ekonomike dhe sociale të qytetarëve të saj.

“Vendi është në varfëri dhe papunësi, ndërkohë që Kryeministri shton luksin çdo ditë për ministrat dhe veten e tij.Në emër të çdo shqiptari që sot proteston në çdo cep të Shqipërisë, të gjithë qytetet janë në këmbë. Ne jemi këtu t'i bëjmë thirrje kësaj qeverie: Boll më me iluzione dhe gënjeshtra, Shqipëria është në varfëri dhe ky është realiteti që po e vuan sot çdo shqiptar”, apeloi ajo.

Ndërkaq, në mbështetje të protestës ishte dhe kreu i këshilltarëve të djathtë në Këshillin bashkiak të Tiranës, Leonard Olli, i cili e akuzoi Kryeministrin se sipas tij, ka futur nën thundrën në pushtetin vendor.

SHKARKO APP