Qëlloi biznesmenin, lihet në burg oficeri i SHKB-së, dëshmia: U vetëmbrojta
Kleant Musabelliu, oficeri i shërbimit të Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve, që plagosi katër ditë më parë biznesmenin Pëllumb Gjoka është lënë në burg nga gjykata.
43-vjeçari i ka sqaruar gjykatësit se krimin e ka kryer për vetëmbrojtje. Sipas Musabelliut, ai kishte shkuar për t’u sqaruar me Gjokën, pasi një konflikt. Por biznesmeni sëbashku me disa persona të tjerë e kanë qëlluar me grushte.
Në këtë moment, i tha oficeri gjykatës, kam nxjerr armën dhe me sa mbaj mend kam qëlluar në ajër. Por pavarësisht këtij pretendimi, gjykatësi Artan Gjermeni e ka lënë në burg deri në përfundimi të hetimeve.
Pëllumb Gjoka u plagos me një plumb në këmbë ditën e hënë, në zonë e Pazarit të Ri.
KOHA JONË SONDAZH

