Qëlloi disa herë mbi trupin e gruas, zbulohet telefonata e gardistit pasi kreu krimin

Mëngjesin e djeshëm vendi ynë u trondit nga një krim makabër. Një punonjës i Gradës së Republikës qëlloi me armën e shërbimit bashkëshorten e tij 36-vjeçare.

44-vjeçari Alket Arapaj qëlloi disa herë pa mëshirë me armë mbi trupin e gruas së tij Ervilma Seferi, në banesën e tyre në katin e katërt në një lagje në Allias, ku brenda ndodhej edhe vajza e tyre e mitur, por nuk dihet nëse ajo ka parë skenën e vrasjes. Ngjarja ka ndodhur në dhomën e ndenjes.

Menjëherë pas krimit Arapaj ka marrë në telefon sallën operative të policisë së Tiranës dhe i ka kërkuar ta arrestojnë, pasi ka vrarë gruan.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kam vrarë gruan, hajdeni më arrestoni”.
Arapaj ka dhënë në polici ditën e sotme dëshminë e tij në gjendje të rënduar psikologjike.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjatë marrjes në pyetje, 44-vjeçari u paraqit i paqëndrueshëm dhe nuk dha detaje se çfarë ndodhi në të vërtetë mëngjesin e së martës.

Ai është shprehur:

Gruaja më gënjente, nuk ishte e sinqertë, nuk më tregonte të vërtetën. Kur ikja në punë dyshoja se gruaja takohej me të tjerë. Për gjërat që e pyesja gruaja nuk më jepte një version.”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?