Qëlloi efektivin, Klered Bozhanaj: Jam komandant i Pentagonit. Babai: Mendonte se…

Klered Bozhanaj, është 42-vjeçari i arrestuar për tentativën e vrasjes së punonjësit të repartit ”Shqiponja”, Edlir Alleshi. Ai është ripyetur sërish këtë të premte nga hetuesit. Kjo pasi deklarimet kanë ngritur edhe më shumë dyshimet se ai vuan nga probleme të shëndetit mendor.

”Jam komandant i Pentagonit”,-ka thënë ai. Ngjarja është referuar në prokurori për vrasje e punonjësit të policisë e mbetur në tentativë. 42-veçari u arrestua 24 orë pasi plagosi efektivin. Ai u kap teksa shkoj në banesën e tij në zonën e Kinostudios. Një grup efektivësh që e mbanin nën vëzhgim banesën, ndërhynë sapo Bozhanaj ishte duke u veshur, ndërsa armën tip postoletë e kishte me fishekë në gojë.

Familja e tij pranon se Kleredi ka qenë i paekuilibruar në biseda. Babai sipas medieve, ka thënë se i kishte kërkuar që të bënte një vizitë te mjekët psikiatër. Klered Bozhanaj e kishte refuzuar vazhdimisht kërkesën e babait. I ati i Klered Bozhanaj ka deklaruar para hetuesve se nga bisedat e zhvilluar ndërmjet tyre, kishte konstatuar se i biri kishte krijuar bindjen se nuk e donte askush dhe se të gjithë e urrenin.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?