Qëlloi kryeministrin me vezë, Hasa tregon prapaskenat

Deputeti i PD, i qarkut të Elbasanit ka komentuar veprimin që e përjashtoi përkohësisht nga Kuvendi i Shqipërisë , kur qëlloi me vezë kryeministrin Edi Rama, ndërsa ky i fundit fliste në foltore.

I ftuar në emisionin e mëngjesit në “A2 CNN”, Hasa tha se ky ishte një veprim simbolik dhe një porosi i studentëve, që protestonin kundër ligjit të Arsimit të Lartë dhe plotësimin e 8 kërkesave. Madje, deputeti ka treguar pas këtij gjesti ka marrë edhe shumë mesazhe.

”Unë e gjuajta kryeministrin me vezë sepse ishte një porosi e studentëve, e një brezi që me protestat e tyre tregon se situata ka vajtur aty ku s’mban më. Ata protestojnë se kemi ligjin e Arsimit të Lartë totalisht për tu ribërë, ne e kemi kundërshtuar që në fillim. Prandaj protestojnë sot studentët, pasi e refuzojnë këtë ligj. Besoj se ishte një veprim i duhur por simbolik. Kishte shumë nga ata që më shkruan, më thonin të mos i kisha gjuajtur vetëm me vezë, por edhe me gjëra të tjera. E ndjeva si obligim, se ajo porosi e studentëve duhej çuar në vend. Njerëzit kanë shumë më tepër gjëra për të kërkuar kundër këtij kryeministri, pasi u ka shkuar laku në fyt”, u shpreh Hasa.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?