Qëlloi me armë ndaj një shtetasi, arrestohet gjatë natës laçiani

Një shtetas që qëlloi me armë zjarri mbrëmjen e shkuar në qytetin e Laçit është arrestuar nga policia.

Në pranga përfundoi Xhevahir Lika, i cili qëlloi me armë pas një sherri me një person tjetër.

Lika u prangos gjatë natës pranë zonës së Gjormit.

Swiss Digital Desktop Reklama

I arrestuari u përfshi në konflikt me shtetasin Gent Bushi, i cili ka mbetur i lënduar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ngjarja ndodhi pranë shkollës 9-vjeçare ‘Mark Trokthi’.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?