Qëlloi me armë në ajër që të kërcënonte një person në Durrës, autori shpallet në kërkim nga policia

Një i ri është shpallur në kërkim nga Policia e Durrësit, pasi qëlloi me armë në ajër që të kërcënonte një person. Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e gjahut me të cilën qëlloi shtetasi E. Gj., e cila posedohej me leje, nga babai i tij.

Njoftimi i policisë

Qëlloi me armë gjahu në ajër, në afërsi të banesës së një shtetasi, me qëllim kanosjen pas një konflikti për motive të dobëta, shpallet në kërkim.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rreth orës 23:50, në fshatin Shakllnur, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi E. Gj. ka qëlluar me armë gjahu në ajër, në afërsi të banesës së shtetasit E.T, me qëllim kanosjen. Shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po bëjnë krehjen e zonës, me qëllim kapjen e autorit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e gjahut me të cilën qëlloi shtetasi E. Gj., e cila posedohej me leje, nga babai i tij. Ndërkaq, një grup i posaçëm hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e rastit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?