Qëlloi me armë në drejtim të një lokali, arrestohet 38-vjeçari

Policia e Tropojës ka arrestuar një 38-vjeçar të shpallur në kërkim, pasi akuzohet për “Vrasja me paramendim” mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”.

I arrestuari është identifikuar me inicialet R. H., lindur në Tropojë dhe banues në Tiranë. Për 38-vjeçarin Gjykata e  Rrethit Tropojë,  ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”.

Mësohet se i arrestuari më datë 25.05.2020 është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një lokali në fshatin Sopot, ku ndodheshin shtetasit B. Rr. dhe G. Rr.

Në përfundim të veprimeve hetimore janë identifikuar dhe shpallur në kërkim autorët e dyshuar të kësaj ngjarjeje, shtetasit R. H. dhe G. K. Gjithashtu është shpallur në kërkim shtetasi G. Rr., i cili është kundërpërgjigjur me armë nga brenda lokalit, pas konfliktit për motive të dobëta.

Ndërkohë, vijon puna për kapjen e shtetasve G. K. dhe G. Rr. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprime të mëtejshme.

SHKARKO APP