Qëlloi me armë zjarri në afërsi të një banese në Divjakë, arrestohet 28-vjeçari

28-vjeçari me iniciale G.L. i cili një natë më parë terrorizoi me armë fshatin Ferras është arrestuar nga policia. Ndërkohë janë vënë nën hetim P. G., 47 vjeç, banues në Lushnjë, për veprën penale “Kanosje” e kryer në bashkëpunim; K. N., 20 vjeç, banues në Lushnjë dhe E. B., 32 vjeç, banues në Golem, Lushnjë, për veprën penale “Moskallëzim i krimit”.

Uniformat blu bëjnë me dije se 28-vjeçari në bashkëpunim me tre personat e vënën nën hetim, ka qëlluar në afërsi të një banese. Policia ka sekuestruar një gëzhojë armë zjarri automatike. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për veprime të mëtejshme procedurale.

“Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Ferras, Divjakë. Vihet në pranga 28-vjeçari që ka gjuajtur në ajër me armë zjarri, për motive të dobëta. Procedohen penalisht 3 shtetas të tjerë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Divjakë, falë veprimeve të shpejta profesionale dhe hetimore, bënë të mundur zbardhjen e ngjarjes së ndodhur në fshatin Ferras, ku u gjuajt në ajër me armë zjarri.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit G. L., 28 vjeç, banues në Lushnjë, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Kanosja” e kryer në bashkëpunim.

Gjithashtu u proceduan penalisht shtetasit P. G., 47 vjeç, banues në Lushnjë, për veprën penale “Kanosje” e kryer në bashkëpunim; K. N., 20 vjeç, banues në Lushnjë dhe E. B., 32 vjeç, banues në Golem, Lushnjë, për veprën penale “Moskallëzim i krimit”.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore ka rezultuar se shtetasi G. L., në bashkëpunim me tre shtetasit e proceduar, ka qëlluar për motive të dobëta, me armë zjarri automatik në ajër, në afërsi të banesës së shtetasit P. B., në fshatin Ferras.

Nga këqyrja e vendit të ngjarjes është sekuestruar një gëzhojë armë zjarri automatike. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për veprime të mëtejshme procedurale”, njofton policia.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?