Qëlloi me grushta dy mjekë, nën hetim pacientja e Onkologjikut

Policia njofton se një paciente e Onkologjikut do të ndiqet penalisht në gjendje të lirë pasi ka sulmuar fizikisht dy mjekë të këtij spitali.

Mësohet se 59-vjeçarja me inicialet M. B., ka goditur me grushta mjekët, S. Ç., 55-vjeç dhe S. K., 56-vjeç.

Nisur nga njoftimi i policisë, agresorja ka qenë paciente që kryente kemio-terapinë në këtë spital dhe papritur ka qëlluar me grushta dy mjekët dhe është larguar.

SHKARKO APP