Qëlloi me thikë bashkëshorten, burri arrestohet pas disa muajve në kërkim
Policia kap dhe ndalon një shtetas të shpallur në kërkim për “Plagosje të rëndë me dashje”. Ai kishte plagosur me thike ne muajin mars gruan e tij, shtetasen L.Z.
POlicia ben me dije se specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër, bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim: B.Z, 56 vjeç, banues në Visokë, Mallakastër.
“Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Fier me vendimin e datës 16.11.2018 ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje” parashikuar nga neni 88/2 i Kodit Penal”- njofton policia.
Sipas saj, “Shtetasi B.Z, në muajin Mars 2018 për motive të dobëta ka plagosur me thikë bashkëshorten e tij, shtetasen L.Z”.
KOHA JONË SONDAZH

