Qëlloi ndaj motrës dhe kunatit, prokuroria kërkon 35 vjet burg

Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkon dënimin me 35 vjet burg për Gëzim Karruli, i cili në dhjetor të vitit 2014 plagosi me armë motrën së bashku me bashkëshortin e saj. Karruli, akuzohet për “vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”, e mbetur në tentativë. Më 17 dhjetor të 2014-ës, i akuzuari ka qëlluar me armë në drejtim të motrës së tij Shkurte Balla dhe bashkëshortit të saj Fiqeret Balla, duke i lënë të dy të plagosur. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Shene Premte në Lushnjw, në shtëpinë e çiftit Balla. Gëzim Karruli, nga Kavaja, kërkoi procedim me gjykim të shkurtuar dhe gjykata mësohet se ka pranuar kërkesën e tij. Gëzim Karruli para se tw merrte kwtw veprim, ka jetuar në Itali që prej 16 vitesh. Rreth dy javë para ngjarjes, ai është kthyer nga Italia së bashku me bashkëshorten e tij Ornela. Rreth një javë para ngjarjes Gëzimi  ka bërë debate me bashkëshorten e tij. Në këto rrethana ai ka vajtur për të banuar në shtëpinë e motrës se tij Shkurte Balla për një periudhe kohe të shkurtër, derisa të rregullonte marrëdhëniet me bashkëshorten e tij. Më datë 17 dhjetor 2014, rreth orës 05:30, Shkurta është zgjuar dhe ka dalë nga dhoma e gjumit, për të shkuar në dhomën e ndenjes, ku flinte vëllai i saj Gëzimi, bashkëshorti Fiqireti dhe djali Andi, secili në divane. Shkurta ka dalë nga dhoma dhe ka shkuar në kuzhinë. Aty ka parë se Fiqireti ishte ngritur dhe Gëzimi po qëndronte tek dera e shtëpisë. Në ato momente ka vënë re se Fiqireti është ngritur dhe po drejtohej për nga dera e shtëpisë. Para derës së shtëpisë ka parë se vëllai ka nxjerrë një pistoletë dhe pa folur asnjë fjalë ka qëlluar në drejtim të Fiqiretit dy herë, nga një distancë rreth tre apo katër metra. Shkurta në ato momente është afruar për t’i dalë para bashkëshortit por Gëzimi e ka qëlluar edhe atë dy herë të tjera pa thënë asnjë fjalë. Mbasi ka shtënë ndaj tyre, Gëzimi është larguar me shpejtësi, ndërsa Fiqereti dhe Shkurta kanë kërkuar ndihmën e djemve. Kur është pyetur për motivet e këtij krimi, Gëzimi ka thënë se ka qenë shume i dëshpëruar në atë periudhe pasi ai po ndahej nga bashkëshortja e tij dhe kishte problemin e djalit që nuk pranonte ta mbante bashkëshortja e tij.

SHKARKO APP