Qëlloi në ajër teksa këndonte Stresi, detaje nga ngjarja

Një person qëlloi në ajër gjatë festës së Vitit të Ri në Tiranë. Policia thotë se e ka identifikuar autorin dhe po punon për kapjen e tij, por nuk publikoi të dhëna të tjera lidhur me identitetin.

Ngjarja ka ndodhur pak pas mesnate në datën 1 janar, në sallën e Parkut Olimpik, e cila është marrë me qira për organizimin e festës së ndërrimit të viteve. Gjatë kohës që këndonte Stresi është qëlluar 2 herë me pistoletë nga një person, fatmirësisht pa shkaktuar dëme në njerëz, por gjithsesi duke shkaktuar panik.

Ata që kanë qenë afër e kanë goditur autorin me grushte e gota për ta neutralizuar, ndërsa më pas ai është larguar. Pasi policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes e ka mbyllur eventin para kohe për të zbardhur rrethanat.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?