Qëlloi për vdekje pronarin anglez, arrestimi i shqiptarit bën jehonë në Angli

Arrestimi i një 23-vjeçari të enjten në qytetin e Durrësit ka gjetur hapësirë në mediat britanike. Kjo pasi i riu shqiptar akuzohet se vitin e shkuar vrau një ndërtues britanik. Ngjarja në fjalë ndodhi në një ndërtesë në rikonstruksion në Londrën Qendrore.

Fillimisht u mendua se 47-vjeçari John Woodward ra nga aksidentalisht nga çatia e ndërtesës ku po punonte, në zonën e Hatton Garden, në Prill të 2018-s. Por nga ekzaminimi mjeko-ligjor rezultoi se shkaku i vdekjes kishte qenë goditja që 47-vjeçari kishte marrë pas koke.

Lajmi për mediat britanike u përcoll nga Policia Metropolitane dhe u pasqyrua nga BBC, DailyMail, Evening Standard, etj.

Swiss Digital Desktop Reklama

23-vjeçari, për të cilin Policia e Durrësit dha inicialet E.S, lindur në Kukës dhe banues në Xhafzotaj të Shijakut, u arrestua pasi ndaj tij kishte një kërkesë ndërkombëtare për ekstradim. Ai do të qëndrojnë në burg deri në përfundim të procesit të ekstradimit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Mbeten të paqarta shkaqet që e çuan të riun shqiptar për të vrarë ndërtuesin 47-vjeçar./tvklan

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?