Qëlloi të riun 27 herë me thikë, 23-vjeçari i përfshirë edhe në atentatin kundër…
Nga Drejtoria e Policisë së Elbasanit, u mësua se Xhulion Hoxha dhe Euglen Halili, janë autorët e vrasjes së Regis Runaj dhe se kanë marrë pjesë edhe në atentatin ndaj Emiljano Ramazanit. Ata e kanë qëlluar 27 herë me thikë Runajn, pasi kishin qenë në darkë bashkë dhe kishin konsumuar lëndë narkotike. Ndaj 23-vjeçarit Halili i arrestuar mëngjesin e sotëm, rëndojnë akuza për vrasjen e dy personave dhe pritet që të dalë para gjykatës.
Regis Runaj dhe Emiljano Ramazani ishin miq të ngushtë me njëri-tjetrin. Për vrasjen e Ramazanit janë arrestuar më herët Albert e Seit Manahasa, babë e bir, në biznesin e të cilëve u gjet arma e ekzekutimit të Ramazanit i njohur edhe me nofkën “Rramani”.
Mbrëmjen e ngjarjes, Regis Runaj ka qenë në shoqërinë e Xhuljano Hoxhës dhe Euglen Halilit duke konsumuar lëndë narkotike, në një park në afërsi të varrezave të qytetit. Pas konsumimit të drogës, Halili ka goditur Runaj një herë me thikë nga mbrapa shpinës dhe më pas e ka goditur edhe 26 herë të tjera duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Trupi i Regis Runaj u gjet buzë rrugë në afërsi të varrezave, i mbuluar në gjak.
Vrasësit me pagesë Xhuljano Hoxha dhe Euglen Halili janë paguar nga persona të tjerë edhe për të monitoruar lëvizjet e Ramazanit, ndërsa vijon puna për identifikimin e personave të tjerë në ngjarje.