Qëlloi veten me armën e shërbimit, polici në luftë me vdekjen. Emri

58-vjeçari Sotiraq Alika, efektivi i policisë që qëlloi veten me armë zjarri është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Sipas policisë lokale, ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:30, në banesën e efektivit në Gjirokastër, në lagjen “18 Shtatori”. Aty, punonjësi i policisë në Drejtorinë Rajonale të Kufirit dhe Migracionit në Gjirokastër, është vetë plagosur me armë zjarri.

Menjëherë është shoqëruar për në spitalin rajonal Gjirokastër për ndihmë mjekësore ku ndodhet në gjendje të rëndë për jetën, njofton policia lokale.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor ku po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Shkaku mbetet ende mister, ndërsa dyshohet se arma e përdorur ka qenë ajo e shërbimit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?