Qëllon me armë në dasmë, arrestohet nga policia

Një person ka përfunduar në prangat e policisë së Elbasanit, për shkak se ka qëlluar me armë në një dasmë, një zakon i vjetër i përdorur në gëzime të tilla.

Fabjon Selami, 27 vjeç, banues në fshatin Kalaj, Gramsh, u arrestua këtë të premte për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese”.

Arrestimi i tij u bë pasi gjatë së enjtes, në fshatin Gribë, ka qëlluar në ajër me armë zjarri pistoletë në ceremoninë e martesës së vajzës së shtetasit L.M., 59 vjeç.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjithçka në bazë të një zakoni të vjetër se në çelje të ahengut, qëllohet me armë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në vijim të veprimeve u procedua penalisht në gjendje të lirë për veprën penale “Mos kallëzim krimi” edhe shtetasi L.M.

Lidhur me këtë rast materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?