Qëllon me kallashnikov në lagje, policia arreston 22 vjeçarin në Fushë Krujë
Policia e Fushë Krujës ka arrestuar një 22-vjeçar për “Armëmbajtje pa leje”. Në pranga ka rënë Edison Ajazi, ndërsa është sekuestruar një armë zjarri kallashnikov dhe 15 fishekë luftarakë.
Policia thotë se arrestimi i tij u bë pasi u mor informacion se në lagjen “Magaze” ka të shtëna me armë zjarri në afërsi të banesës së shtetasit Edison Ajazi.
“Menjëherë u organizua puna dhe u ushtrua kontroll në banesën e shtetasit Edison Ajazi, ku në dhomën e gjumit të tij u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatik model 56, një krehër me 15 fishekë luftarakë”.
Në përfundim të veprimeve të para, materialet në ngarkim të shtetasit Edison Ajazi iu dërguan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi pa leje i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
KOHA JONË SONDAZH

