Qëllonte me pushkë në mes të fshatit, arrestohet 40-vjeçari në Burrel

Mat – Bujar Kupneshi, 40 vjeç, banues në fshatin Prell, Mat, është vënë në prangat e policisë për shkak se akuzohet se ka qëlluar me armë zjarri pushkë, duke rrezikuar jetën e banorëve.

Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit pushkë, një sasi municioni luftarak dhe katër pako me lëndë plasëse.

Njoftimi i policisë:

Qëlloi me armë zjarri në ajër duke shkaktuar panik tek banorët e zonës, falë ndërhyrjes në kohë të Policisë kapet dhe vihet në pranga 40-vjeçari.

Sekuestrohet një armë zjarri pushkë, municion luftarak dhe 4 pako me lëndë plasëse.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, pas një telefonate në numrin 112, nga banorët e zonës që kërkonin ndihmë, pasi në fshatin Prell, një banor i zonës po qëllonte me armë zjarri duke rrezikuar jetën e banorëve dhe kalimtarëve të rastit, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe në mënyrë profesionale kanë ndërhyrë duke neutralizuar dhe vënë në pranga shtetasin Bujar Kupneshi., 40 vjeç, banues në fshatin Prell, Mat.

Ky shtetas po qëllonte në ajër me armë zjarri pushkë në oborrin e banesës së tij.

Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit pushkë, një sasi municioni luftarak dhe katër pako me lëndë plasëse.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat, për veprime të mëtejshme.

Policia e Dibrës falënderon qytetarët për besimin dhe bashkëpunimin dhe i fton të denoncojnë në numrin pa pagesë 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo paligjshmëri, duke iu garantuar anonimat të sigurt dhe reagim të shpejtë e të paanshëm.

SHKARKO APP